APARTAMENT 1+1 PËR SHITJE , DURRËS TOWER

Durrës Tower, Durrës

1

Bedrooms

1

Bathrooms

91 m²

Area

Description

Me teknologjinë antisizmike japoneze, për herë të parë në vend, këto 4 kulla rezidenciale përfaqësojnë modernitetin, sigurinë dhe vizionin e së ardhmes. I pozicionuar në një nga zonat më strategjike të Durrësit, projekti lidh në një pikë të vetme detin, qendrën e qytetit dhe infrastrukturën kryesore të rajonit. Projekti Durres Tower përbëhet nga kulla rezidenciale moderne, të konceptuara për të ofruar një standard të lartë jetese përmes arkitekturës bashkëkohore, organizimit funksional dhe një pozicionimi që garanton akses të shpejtë në pikat kryesore të qytetit. Arkitekturë dhe cilësi ndërtimi: fasadë moderne me xhama premium, lartësi kati 3.4 metra, orientim i studiuar për ndriçim natyral maksimal, hapësira të bollshme dhe veranda me pamje panoramike, përfundime cilësore dhe standard i lartë ndërtimi. Siguri strukturore dhe standarde inxhinierike: sistem izolimi sizmik hibrid i implementuar nga inxhinierë japonezë, rezistencë e projektuar deri në 9 ballë të shkallës Rihter, zbatim i standardeve Eurocode për siguri dhe zjarrmbrojtje, 5 ashensorë për kullë dhe sisteme të dedikuara evakuimi e menaxhimi zjarri. Sipërfaqe apartamentesh: 82 m² – 167 m². Rezervim: 5,000 €. Pagesë me këste të strukturuara. Mundësi financimi bankar pa kolateral. Apartamenti është i pamobiluar.

Similar Properties