Durrës · Vishaj
SHITET VILE LUKSOZE INVIDUALE ME PISHINE NE VISHAJ !!!
1.200.000 €
Homezone.al
San Pietro Residence, Durrës
2
Bedrooms
2
Bathrooms
160 m²
Area
Në një nga resortet më të kërkuara të bregdetit shqiptar ofrohet për shitje kjo vilë e bashkangjitur, e pozicionuar në një zonë të qetë të kompleksit San Pietro Resort. Vila është e organizuar në dy kate dhe ofron një planimetri funksionale që garanton komoditet, privatësi dhe një stil jetese relaksues pranë detit. Në katin përdhe ndodhet ambienti i bollshëm i ndenjes së bashku me kuzhinën dhe zonën e ngrënies, ndërsa në katin e parë janë të organizuara dy dhomat e gjumit me dalje në verandë, duke krijuar hapësira të ndriçuara natyralisht dhe shumë komode për jetesë. Detaje të pronës: Sipërfaqe neto: 160 m² Sipërfaqe bruto: 178 m² Sipërfaqe ballkoni/verandë: 18 m² Organizim në 2 kate Resorti San Pietro Resort shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 350,000 m² dhe ofron rreth 1.5 km vijë bregdetare me plazh privat, hapësira të shumta të gjelbra dhe pisha të larta, duke krijuar një ambient ekskluziv dhe shumë të qetë për banorët. Kjo pronë është një zgjedhje shumë e mirë si për banim familjar, shtëpi pushimi, ashtu edhe për investim, falë pozicionimit në një resort të konsoliduar dhe kërkesës së lartë për prona në zonën e Gjirit të Lalzit. Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë, më kontaktoni.
Durrës · Vishaj
1.200.000 €
Homezone.al
Durrës · Perla e Bregut
54.340 €
Homezone.al
Durrës · Currila
55.000 €
Homezone.al