Durrës · Vishaj
SHITET VILE LUKSOZE INVIDUALE ME PISHINE NE VISHAJ !!!
1.200.000 €
Homezone.al
San Pietro Residence, Durrës
2
Bedrooms
2
Bathrooms
178 m²
Area
Në një nga resortet më të kërkuara të bregdetit shqiptar ofrohet për shitje kjo vilë e bashkangjitur, e pozicionuar në një zonë të qetë të kompleksit San Pietro Resort. Vila është e organizuar në dy kate dhe ofron një planimetri funksionale që garanton komoditet, privatësi dhe një stil jetese relaksues pranë detit. Në katin përdhe ndodhet ambienti i bollshëm i ndenjes së bashku me kuzhinën dhe zonën e ngrënies, ndërsa në katin e parë janë të organizuara dy dhomat e gjumit me dalje në verandë, duke krijuar hapësira të ndriçuara natyralisht dhe shumë komode për jetesë. Detaje të pronës: sipërfaqe neto 160 m², sipërfaqe bruto 178 m², sipërfaqe ballkoni/verandë 18 m², sipërfaqe oborri 590 m², organizim në 2 kate, dorëzohet e përfunduar. Resorti San Pietro Resort shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 350,000 m² dhe ofron rreth 1.5 km vijë bregdetare me plazh privat, hapësira të shumta të gjelbra dhe pisha të larta. Kjo pronë është një zgjedhje shumë e mirë si për banim familjar, shtëpi pushimi, ashtu edhe për investim, falë pozicionimit në një resort të konsoliduar dhe kërkesës së lartë për prona në zonën e Gjirit të Lalzit.
Durrës · Vishaj
1.200.000 €
Homezone.al
Durrës · Perla e Bregut
54.340 €
Homezone.al
Durrës · Currila
55.000 €
Homezone.al