APARTAMENT 1+1 PËR SHITJE, DURRES TOWER !

Durrës, Durrës

1

Dhoma gjumi

1

Banjo

83 m²

Sipërfaqe

Përshkrimi

Me teknologjinë antisizmike japoneze, për herë të parë në vend, këto 4 kulla rezidenciale përfaqësojnë modernitetin, sigurinë dhe vizionin e së ardhmes. I pozicionuar në një nga zonat më strategjike të Durrësit, projekti lidh në një pikë të vetme detin, qendrën e qytetit dhe infrastrukturën kryesore të rajonit. Projekti Durres Tower përbëhet nga kulla rezidenciale moderne, të konceptuara për të ofruar një standard të lartë jetese përmes arkitekturës bashkëkohore, organizimit funksional dhe një pozicionimi që garanton akses të shpejtë në pikat kryesore të qytetit dhe më gjerë. Arkitekturë dhe Cilësi Ndërtimi: fasadë moderne me xhama premium, lartësi kati 3.4 metra, orientim i studiuar për ndriçim natyral maksimal, hapësira të bollshme dhe veranda me pamje panoramike, përfundime cilësore dhe standard i lartë ndërtimi. Siguri Strukturore dhe Standarde Inxhinierike: sistemi është projektuar për qëndrueshmëri afatgjatë dhe përballim të kushteve sizmike, me sistem izolimi sizmik hibrid të implementuar nga inxhinierë japonezë, rezistencë të projektuar deri në 9 ballë të shkallës Rihter, zbatim të standardeve Eurocode për siguri dhe zjarrmbrojtje, 5 ashensorë për kullë përfshirë ashensorë emergjence, si dhe sisteme të dedikuara evakuimi dhe menaxhimi zjarri. Struktura e Pagesës dhe Informacion Financiar: sipërfaqe apartamentesh 82 m² – 167 m², rezervim 5,000 €, pagesë me këste të strukturuara dhe mundësi financimi bankar pa kolateral. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, jeni të lutur të kontaktoni.

Kategoria

apartment

Kontratë: Shitje

Prona të Ngjashme