Apartament 2+1 ne shitje ne Lungomare

Hotel Primavera, Vlorë

2

Dhoma gjumi

1

Banjo

102 m²

Sipërfaqe

Përshkrimi

SUPER APARTAMENT PREMIUM NË SHITJE LUNGOMARE, VLORË (pas Hotel Primavera). Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të qytetit të Vlorës, shumë pranë vijës së parë të bregdetit, ofrohet për shitje një apartament premium, i konceptuar me stil modern dhe i realizuar me standardet më të larta të ndërtimit dhe arredimit bashkëkohor. Apartamenti është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë komoditet maksimal, luks dhe një stil jetese modern pranë detit. Detaje kryesore: vendndodhja Lungomare, pas Hotel Primavera; kati 4, pallat i ri me ashensor; sipërfaqe totale 102 m²; orientimi lindje; dokumentacion me certifikatë pronësie. Organizimi i brendshëm: sallon i madh dhe i ndriçuar natyralisht i kombinuar me kuzhinën moderne; kuzhinë e integruar me elektroshtepiake cilësore; ballkon i aksesueshëm nga salloni; 2 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka dalje direkte në ballkon; 1 tualet me dritare. Cilësia dhe arredimi: arredim modern deri në detaj, tavane të varura me dizajn bashkëkohor, ndriçim LED i fshehtë, materiale premium dhe punime cilësore, elektroshtepiake të markave të njohura. Apartamenti ndodhet në një pallat të ndërtuar në vitin 2024, me standarde europiane ndërtimi, izolim termik dhe akustik, administrim të rregullt dhe ambiente të mirëmbajtura. Avantazhet e lokacionit: vetëm pak hapa larg detit dhe Lungomares, afër bareve, restoranteve dhe shërbimeve kryesore, zonë shumë e preferuar për banim dhe investim, me potencial të lartë për qira ditore/sezonale. Çmimi total është 245,000 euro (2400 euro/m²).

Karakteristika

balconywheelchair_accesskitchen-area

Kategoria

apartment

Kontratë: Shitje

Prona të Ngjashme