
HORIZONES TERRACES — APARTAMENT ME PISHINË PRIVATE NË PALASË
Dhermi,vlore, Vlorë
3
Dhoma gjumi
3
Banjo
185 m²
Sipërfaqe
Përshkrimi
Ekskluzivitet i rrallë në zemër të Palasës! Zgjohu çdo ditë mes luksit, natyrës dhe horizontit të pafund të detit Jon. Një apartament unik, pjesë e një projekti boutique që sfidon çdo standard tradicional banimi. Ky është më shumë se një pronë – është një përvojë. Ky projekt përban vetëm 12 apartamente , duke krijuar një atmosferë ekskluzive dhe të qetë, larg mbipopullimit dhe zhurmës së strukturave të mëdha shumëkatëshe. Çdo apartament është projektuar me hapësira të bollshme, verandë private, dhe përfshin 2 poste parkimi të dedikuara, për një eksperiencë jetese moderne dhe funksionale. Detajet e Apartamentit : • Sipërfaqe totale: 209.78 m² • Sipërfaqe neto: 184.68 m² • Verandë private: 167. 47 m² • Pishinë Infinity me pamje panoramike • Organizim i brendshëm: o 3 dhoma gjumi o Dhoma e ndjenjes + kuzhina dhe ngrënia – të bashkuara në një hapësirë të madhe të hapur. o 3 tualete • Verandë me pishinë — një oaz personal Veranda e madhe është më shumë se thjesht një hapësirë e jashtme – është shkallë e përhershme drejt relaksit. Me pishinë private tip infinity, ambiente lounge, zona darke dhe gjelbërim të integruar, kjo është zemra e jetës në Horizones Terraces. Arkitekturë e integruar me natyrën • Godina është konceptuar në harmoni me relievin natyror të Palasës • Përdorimi i gurit natyral, formave organike dhe vegjetacionit të gërshetuar në strukturë • Privatësi e garantuar falë shpërndarjes kaskadë dhe orientimit të ndarë Çfarë e bën këtë apartament të pazëvendësueshëm? • Pishinë private (jo e përbashkët) në verandë • Pamje të paprishura të detit dhe gjelbërimit • Privatësi maksimale në një komunitet të limituar njësish • Investim elitë në një prej destinacioneve më të lakmuara Je gati për të bërë tënden këtë perlë të Palasës? Për më shumë informacion mund të na kontaktoni!
Kategoria
apartment
Kontratë: Shitje
Prona të Ngjashme
Vlorë
SHITET APARTAMENT ,ME PAMJE NE DET, 2+1+GARAZH NE RRUGEN "DHIMITER KONOMI",!
210.000 €
Homezone.al
Vlorë · Skelë
Penthouse Unik për Shitje ne Zonen me Dinamike , në Zemër të Skelës, Vlorë!
481.000 €
Homezone.al