FILLUAN SHITJET NE NAREA TOWERS, QERRET!

Qerret, Kavajë

2

Dhoma gjumi

2

Banjo

160 m²

Sipërfaqe

Përshkrimi

NAREA TOWERS| INVESTIM I SIGURT NE NJE REZIDENCE BASHKEKOHORE. Prezantojm për shitje një apartament në Rezidencën Narea, një projekt rezidencial i veçantë që ndërthur arkitekturën futuriste me elementë natyrorë dhe standarde të larta ndërtimi. Rezidenca dallohet për formën e saj arkitektonike organike, fasadat e gjelbëruara vertikalisht dhe konceptin inovativ që krijon një identitet unik në treg. Projekti është menduar për të ofruar një balancë ideale mes jetesës urbane dhe qetësisë që ofrojnë hapësirat e gjelbra. E pozicionuar në një ambient të hapur dhe të zhvilluar, rezidenca përbëhet nga disa kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë, duke garantuar funksionalitet, akses të lehtë dhe komoditet maksimal për banorët. Apartamenti është projektuar për të maksimizuar ndriçimin natyral dhe privatësinë, me organizim efikas të hapësirave dhe lidhje harmonike ndërmjet ambienteve të brendshme. Detaje të pronës: tipologjia 2+1+2 tualete + 3 ballkone; sipërfaqe totale 159.60 m²; sipërfaqe e brendshme 111.80 m²; sipërfaqe ballkoni 18.10 m²; sipërfaqe e përbashkët 29.70 m²; kati 1. Specifikime të projektit dhe ndërtimit: arkitekturë moderne me elementë të gjelbërimit vertikal, fasada dinamike me standarde estetike dhe funksionale, hapësira të dedikuara për relaks dhe komunitet, strukturë betonarme dhe cilësi e lartë ndërtimi, organizim që garanton dritë natyrale dhe ventilim optimal. Struktura e çmimeve dhe financimit: çmim fillestar nga 2,300 €/m², 30% në momentin e nënshkrimit të kontratës, 10% me 7 këste çdo 5 muaj, 10% në përfundim me pajisje me certifikatë pronësie. Rezidenca Narea nuk është thjesht një investim, por një destinacion jetese për klientë që kërkojnë cilësi ndërtimi, arkitekturë të dallueshme dhe potencial të qëndrueshëm rritjeje në vlerë.

Karakteristika

parkingbalcony

Kategoria

apartment

Kontratë: Shitje

Prona të Ngjashme