Apartament 2+1 · Plazh, Durrës

Titulli origjinal: “Apartament 2+1 në Shitje, Plazh Durrës – Stacioni 1, vetem 40 metra nga deti”

Stacioni 1, Durrës

2

Dhoma gjumi

2

Banjo

100 m²

Sipërfaqe

1.850 €

për m²

Përshkrimi

Apartament për shitje në një nga zonat më të kërkuara të Plazhit në Durrës, në Stacionin 1, në krahun e detit, vetëm 40 metra nga shëtitorja bregdetare. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 100 m² bruto dhe 92.5 m² neto dhe ndodhet në katin e parë të banimit të një pallati 6-katësh. Falë orientimit perëndimor, apartamenti përfiton ndriçim natyral, ndërsa njëri prej ballkoneve ofron edhe një pamje të pjesshme të detit. Organizimi i apartamentit: 2 dhoma gjumi, ambient ndenjeje, 2 tualete dhe 2 ballkone. Apartamenti është i pamobiluar dhe nuk është banuar prej vitesh, duke ofruar mundësinë për rikonstruksion dhe arredim sipas shijes dhe nevojave të blerësit. Në ambientin e kuzhinës ndodhet një kuzhinë funksionale, e punuar me material druri. Pallati nuk disponon ashensor. Pozicioni i favorshëm, vetëm 40 metra nga shëtitorja dhe deti, e bën këtë pronë një alternativë interesante si për banim, ashtu edhe për investim në zonën e Plazhit, Durrës.

Karakteristika

balcony

Çmimi i kërkuar

185.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.