Apartament 2+2 · Rruga Gjergj Arianiti, Vlorë

Titulli origjinal: “Apartament 2+2+2 per shitje,tek rruga "gjergj arianiti"”

2

Dhoma gjumi

2

Banjo

111 m²

Sipërfaqe

1.396 €

për m²

Përshkrimi

Shitet apartament i ndodhur në katin e 4-t të një pallati me ashensor. Zona ku ndodhet pallati është një nga zonat më të preferuara për banim në qytet, shumë afër bulevardit kryesor dhe çdo shërbimi, si shkollë, market, farmaci etj. Apartamenti organizohet në 1 ambient ndenjeje të bollshëm së bashku me kuzhinën, 2 dhoma gjumi, 2 tualete me ajrosje natyrale dhe 2 ballkone gjithashtu të bollshëm. Planimetria e rregullt e apartamentit të jep mundësinë e shfrytëzimit në mënyrë maksimale të hapësirës dhe krijon privatësinë e nevojshme për çdo ambient. Salloni është i aksesueshëm nëpërmjet një korridori të vogël, gjithashtu ka akses të drejtpërdrejtë në ballkonin kryesor dhe tualetin kryesor. Nëpërmjet një korridori tjetër shpërndarës bëhet aksesi në dy dhomat e gjumit, njëra prej të cilave ka dalje në ballkonin e dytë të apartamentit, ndërsa në dhomën tjetër ndodhet një tualet i vogël me dritare. Apartamenti ndriçohet nga dritë natyrale në të gjitha ambientet e brendshme. Disponon dokumentacion të rregullt pronësie. Për më shumë informacion ose shoqërim në pronë, jeni të lutur të na kontaktoni!

Karakteristika

balconycentral_heating

Çmimi i kërkuar

155.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.