APARTAMENT/DUPLEX PER SHITJE +PARKING , PLAZH, DURRES !

Plazh, Durrës

1

Dhoma gjumi

1

Banjo

60 m²

Sipërfaqe

Përshkrimi

Apartament/duplex për shitje me parking në Plazh, Durrës. Pranohet makinë deri 20,000 euro. Sipërfaqja totale është 60 m², ndërsa 43.6 m² neto vetëm kati përdhe. Prona ka certifikatë të rregullt pronësie dhe është e organizuar në dy kate: kati përdhe me hapësirë ndenjeje, kënd kuzhine, banjo dhe dhomë magazinimi që mund të përdoret edhe si hapësirë për një shtrat të vetëm ose tavolinë zyre; kati i dytë me dhomë gjumi dhe dhomë magazinimi që mund të përdoret si gardërobë shtesë ose zonë xhakuzi. Prona është papafingo e rinovuar plotësisht me instalime elektrike dhe hidraulike të reja, dysheme me parket, ndriçim të ri, strukturë hekuri për katin e dytë, si dhe dyer e dritare të reja. Dorëzohet plotësisht e mobiluar me pajisje të reja. Rezidencë e mirëmenaxhuar, me parkim falas të garantuar dhe shumë afër detit, ideale për shtëpi pushimi ose Airbnb.

Karakteristika

parkingbalconyinternetalarm

Kategoria

apartment

Kontratë: Shitje

Prona të Ngjashme