Orikum
Apartament 1+1 · Orikum
140.000 €

Titulli origjinal: “Apartament - Për Shitje - Orikum, Vlorë”
1
Dhoma gjumi
1
Banjo
110 m²
Sipërfaqe
1.000 €
për m²
🌊 Apartament Ekskluziv 1+1 për Shitje Bulevardi i Orikumit Ofrohet ekskluzivisht për shitje një apartament i tipologjisë 1+1, i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati me 8 kate, ndërtuar në vitin 2001, në një nga zonat më të preferuara të Orikumit. Prona ndodhet në bulevardin kryesor, shumë pranë autostradës, qendrës së qytetit, Portit të Jahteve (Marina Orikum) dhe vetëm 10 minuta nga deti, duke ofruar akses të shpejtë në të gjitha shërbimet dhe destinacionet kryesore të zonës. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 110 m² dhe 94.44 m² sipërfaqe neto, me një organizim funksional që përfshin një sallon të bollshëm me kuzhinë Open Space, nje dome gjumi komode, një tualet me dritare për ajrim natyral dhe një ballkon të gjatë, i aksesueshëm si nga salloni ashtu edhe nga dhoma matrimoniale. Prona shitet plotësisht e mobiluar dhe është e pajisur me kondicionerë, duke ofruar komoditet të menjëhershëm për banim. Orientimi Jug-Perëndim dhe Veri-Perëndim garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ajrim optimal dhe një atmosferë të këndshme në çdo stinë. Një nga elementët më të veçantë të kësaj prone është pamja panoramike nga deti dhe mali, e cila krijon një ambient relaksues dhe e bën çdo moment në ballkon një eksperiencë të veçantë. Kombinimi i peizazhit natyror me pozicionimin strategjik i shton vlerë kësaj prone dhe e diferencon atë në treg. Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor, duke garantuar një proces të sigurt, transparent dhe të shpejtë të shitblerjes. Falë vendndodhjes së saj pranë Marina Orikum, plazheve, restoranteve, kafeneve, supermarketeve dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme, kjo pronë përfaqëson një zgjedhje ideale si banesë familjare, shtëpi pushimi ose investim me potencial të lartë për qira sezonale dhe afatgjatë. Një pronë ekskluzive që ndërthur komoditetin, qetësinë dhe potencialin e investimit në një nga zonat me zhvillimin më të madh në rivierën e Vlorës.
Çmimi i kërkuar
110.000 €
Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësinListimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.