
Durres, Vilë në Kodër me Pamje Panoramike nga Deti dhe Liqeni
Shkallnur, Durrës
2
Dhoma gjumi
2
Banjo
119 m²
Sipërfaqe
Përshkrimi
Kompleksi parashikon ndërtimin e 7 vilave tip, të projektuara me një organizim funksional dhe komod në dy kate. Çdo vilë ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 118.9 m², ku kati përdhe organizohet në ambiente dite, ndërsa kati i parë në hapësira nate, duke ofruar privatësi dhe rehati maksimale për banorët. Vilat janë të vendosura në një pozicion kodrinor, duke ofruar pamje të hapura dhe panoramike drejt detit dhe liqenit. Organizimi i tyre në terren është menduar për të maksimizuar orientimin dhe përfitimin nga peizazhi natyror, duke krijuar një harmoni të plotë mes arkitekturës dhe natyrës përreth. Çdo njësi përfiton nga hapësira të dedikuara të jashtme, në shfrytëzim individual të banorëve, ideale për relaks, gjelbërim dhe aktivitete rekreative. Gjithashtu, kompleksi disponon një sipërfaqe ullishte prej rreth 3973 m², e cila krijon një lidhje natyrore dhe akses të drejtpërdrejtë drejt liqenit, duke i ofruar banorëve një eksperiencë unike jetese në kontakt të vazhdueshëm me natyrën.
Kategoria
vila
Kontratë: Shitje
Prona të Ngjashme
Durrës · Vila Max
Shitet Apartament 2+1 me Pamje të Mrekullueshme nga Deti – Iliria, pranë Vila Max*, Durres !
155.000 €
Homezone.al
Durrës · Golem
SHITET APARTAMENT 1+1 TEK LIBURNA RESIDENCE, NE GOLEM !
118.776 €
Homezone.al