Investim Strategjik në Bregdet – Shiten 5 Garzoniere në Gjirin e Lalëzit, 150 m nga Deti

Gjiri i Lalëzit, Durrës

5

Dhoma gjumi

5

Banjo

206 m²

Sipërfaqe

Përshkrimi

Në një nga zonat më të preferuara turistike të bregdetit shqiptar, ofrohet për shitje një mundësi unike investimi: 5 njësit banimi (garzoniere), të pozicionuara vetëm 150 metra nga deti, në Gjirin e Lalëzit. Pronat ndodhen në katin e katërt të një godine të re, të mirëadministruar dhe të qetë, me standarde të larta ndërtimi. Pallati nuk disponon ashensor, por ofron privatësi dhe mirëmbajtje të rregullt. Karakteristikat kryesore të garzoniereve: Sipërfaqe totale: 206 m² 5 garzoniere individuale, të gjitha të mobiluara (përjashto kuzhinat) – sepse jane përdorur më parë si dhoma hoteli 4 nga 5 garzonieret kanë ballkon dhe ofrojnë pamje deti Pronat gjenerojn aktualisht të ardhura përmes qirasë ditore: 2 njësi me 100 €/nata 3 njësi me 80 €/nata Shiten te gjitha bashkë, jo individualisht. Keto janë prona ideale për investitorë në sektorin turistik apo për ata që kërkojnë të zhvillojnë një model të qëndrueshëm qiraje afatshkurtër në një treg në rritje. Afërsia me detin, cilësia e ndërtimit dhe potenciali i lartë i të ardhurave e bëjnë këtë pronë një aset të rrallë në zonë.

Karakteristika

internetparking

Kategoria

apartment

Kontratë: Shitje

Prona të Ngjashme