Penthouse · Skele, Vlorë

Titulli origjinal: “Penthouse - Për Shitje - Skele, Vlorë”

Rruga Cajupi, Vlorë

2

Dhoma gjumi

1

Banjo

142 m²

Sipërfaqe

2.465 €

për m²

Përshkrimi

Shitet shtëpi e arreduar me standarde të larta, me investim total në çdo detaj ideale për një jetesë komode, funksionale dhe me stil të sofistikuar. Mobilim & përfundime teknike: Të gjitha kasat e mobiljeve janë ndërtuar me material multistrad, ndërsa kapakët me reverso. Mekanizmat e kuzhinës dhe dhomës së gjumit janë Blum, për jetëgjatësi dhe funksionalitet maksimal. Tavolina e ngrënies esht granit ne vlerën 2000 euro. Krevatet janë të veshura me 100% lëkurë natyrale, të punuar me dorë, me trupa nga multistrad. Pajisje elektro-shtëpiake: Furrë, mikrovalë, pianurë dhe lavastovilje Bosch. Frigorifer inkaso Samsung. 3 Smart TV: një prej 65, dy të tjerë 43. Komoditet & Cilësi në çdo ambient: Të gjitha ambientet me Air Conditioner Daikin. Parket gjerman me trashësi 1.4 cm. Dyer të përbëra nga dru dhe MDF. Banaku i kuzhinës dhe lavamanët janë në material kuarc. Banja e veshur me pllaka qeramike italiane cilësie të lartë. Muret të patinuara, për një ndjesi elegance dhe rafinimi. Tavani i punuar me kartonxhes Knauf dhe ndriçim të integruar. Impianti i ujit është i ri, me kolektor shpërndarës. Sistemi elektrik i markës Hager cilësi dhe siguri Franceze. Ambienti i jashtëm / Veranda: Veranda është e arreduar me kolltuqe në vlerën 2.000 €, të përzgjedhura për rehati dhe estetik. Dekoruar me lule dhe gjelbërim në vlerën 2.000 €, që krijojnë një atmosferë relaksuese dhe të mirëmbajtur. Shtëpia ofron gjithçka që ju nevojitet për të jetuar me stil dhe pa kompromise. Investimi është i bërë me kujdes në çdo detaj gati për tu banuar menjëherë. Mundesi per dhenie me qira 2000 euro/muaj.

Karakteristika

parkingelevator

Çmimi i kërkuar

350.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.