Sarandë
Apartament · Rruga Butrinti, Sarandë
300.000 €

Titulli origjinal: “Sarande, shesim ekskluzivisht apartament 1+1 mbi det”
1
Dhoma gjumi
1
Banjo
66 m²
Sipërfaqe
5.000 €
për m²
Një apartament elegant 1+1, i pozicionuar në një nga lokacionet më të preferuara buzë detit, me pamje panoramike të hapur dhe akses të menjëhershëm në bregdet. Me sipërfaqe totale 66 m², prona është e investuar plotësisht me mobilim modern dhe detaje cilësore, duke ofruar komoditet maksimal dhe një atmosferë të ngrohtë e relaksuese. Hapësirat e brendshme përfitojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë dritareve të mëdha, ndërsa ballkoni ju lejon të shijoni pamjen mahnitëse të detit në çdo moment. Apartamenti ndodhet menjëherë mbi det; mjafton të zbresni nga godina për t’u gjendur pranë ujit kristal, ndërsa rezidentët kanë në dispozicion një plazh të dedikuar ekskluzivisht për banorët e kompleksit. Një tjetër avantazh i kësaj prone është pozicioni i saj strategjik, vetëm 5 minuta në këmbë nga shëtitorja kryesore, duke kombinuar qetësinë e jetesës pranë detit me afërsinë e të gjitha shërbimeve, restoranteve dhe ambienteve më të frekuentuara të qytetit. Një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim në një nga zonat më të kërkuara të rivierës. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Çmimi i kërkuar
330.000 €
Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësinListimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.
Sarandë
300.000 €
Sarandë
233.300 €
Sarandë
233.300 €
Sarandë
135.000 €