Sarandë
Apartament · Rruga Butrinti, Sarandë
300.000 €

Titulli origjinal: “Sarande, shesim ekskluzivisht apartament 1+1 mbi det”
1
Dhoma gjumi
1
Banjo
66 m²
Sipërfaqe
5.000 €
për m²
Një apartament elegant 1+1, i pozicionuar në një nga lokacionet më të preferuara buzë detit, me pamje panoramike të hapur dhe akses të menjëhershëm në bregdet. Me sipërfaqe totale 66 m², prona është e investuar plotësisht me mobilim modern dhe detaje cilësore, duke ofruar komoditet maksimal dhe një atmosferë të ngrohtë e relaksuese. Hapësirat e brendshme përfitojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë dritareve të mëdha, ndërsa ballkoni ju lejon të shijoni pamjen mahnitëse të detit në çdo moment. Apartamenti ndodhet menjëherë mbi det; mjafton të zbresni nga godina për t'u gjendur pranë ujit kristal, ndërsa rezidentët kanë në dispozicion një plazh të dedikuar ekskluzivisht për banorët e kompleksit. Një tjetër avantazh i kësaj prone është pozicioni i saj strategjik, vetëm 5 minuta në këmbë nga shëtitorja kryesore, duke kombinuar qetësinë e jetesës pranë detit me afërsinë e të gjitha shërbimeve, restoranteve dhe ambienteve më të frekuentuara të qytetit. Një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim në një nga zonat më të kërkuara të rivierës.
Çmimi i kërkuar
330.000 €
Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësinListimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.
Sarandë
300.000 €
Sarandë
233.300 €
Sarandë
233.300 €
Sarandë
135.000 €