Apartament 2+1 · Lungomare, Vlorë

Titulli origjinal: “Shitet Apartament 2+1+2 me Pamje Panoramike, Vlorë”

Rezidenca Panorama, Vlorë

2

Dhoma gjumi

2

Banjo

101 m²

Sipërfaqe

1.871 €

për m²

Përshkrimi

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 me 2 ballkone i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Vlorës, pranë Lungomares, në Rezidencën Panorama. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t (i fundit) të një ndërtese të mirëadministruar të vitit 2010, e pajisur me ashensor. Prona ka një sipërfaqe neto prej 101 m² dhe karakterizohet nga orientimi lindje–perëndim, duke garantuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës si edhe pamje të jashtëzakonshme të detit dhe qytetit. Organizimi i apartamentit përbëhet nga: Ambient i bollshëm ndenjeje dhe gatimi; 2 Dhoma gjumi; 2 Tualete me dritare; 2 Ballkone me pamje panoramike; Korridor shpërndarës funksional. Vendndodhja strategjike pranë Lungomares, plazhit dhe faciliteteve kryesore e bën këtë pronë një mundësi ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim me rendiment të lartë në qira sezonale. Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor, duke mundësuar një proces të sigurt dhe të shpejtë shitblerjeje. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Karakteristika

balcony

Çmimi i kërkuar

189.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.