Apartament 2+1 · Kune, Shëngjin

Titulli origjinal: “Shitet Apartament 2+1+2 me Verandë dhe Pamje të Plotë nga Deti tek Avril 22 Residence, Shengjin”

Avril 22 Residence, Shëngjin

2

Dhoma gjumi

2

Banjo

98 m²

Sipërfaqe

1.709 €

për m²

Përshkrimi

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 në Avril 22 Residence, një projekt i ri premium i pozicionuar në zonën e Kunes, Shengjin, vetëm 70 metra nga deti dhe pranë lagunës së mrekullueshme të Kune-Vajinit, një nga zonat më tërheqëse dhe me potencial të lartë investimi në bregdetin shqiptar. Apartamenti pozicionohet në katin e 4-t të rezidencës dhe gëzon orientim perfekt perëndimor, duke ofruar pamje panoramike dhe të papenguar nga deti Adriatik. Ka sipërfaqe neto 80.11 m², sipërfaqe bruto 97.71 m² dhe verandë 20.7 m², ideale për të shijuar perëndimet spektakolare dhe atmosferën relaksuese bregdetare. Organizimi i brendshëm përfshin: - Ambient të bollshëm ndenjeje dhe gatimi - 2 Dhoma gjumi - 2 Tualete - Korridor shpërndarës - Verandë të madhe me pamje të plotë nga deti Avril 22 Residence është konceptuar si një kompleks modern rezidencial dhe hotelier, me standarde të larta ndërtimi, 2 kate parkimi nëntokësor, ambiente rekreative dhe pishinë të hapur, duke ofruar komoditet maksimal për banim, pushime apo investim afatgjatë. Një avantazh i rëndësishëm është mundësia e pagesës me këste, duke ofruar fleksibilitet dhe lehtësi në financimin e pronës. Ekziston mundësia e blerjes së postit të parkimit me çmim ekstra. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Karakteristika

parkingbalcony

Çmimi i kërkuar

167.500 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.