Apartament 3+1 · Hekurudha, Durrës

Titulli origjinal: “Shitet apartament 3+1+2 me pamje deti + garazh”

Plazh Hekurudha, Durrës

3

Dhoma gjumi

2

Banjo

117 m²

Sipërfaqe

1.282 €

për m²

Përshkrimi

Shitet Apartament 3+1+2 me Pamje Deti – Zona Plazh, Hekurudha. Në zonën e Plazhit, Hekurudha, vetëm rreth 100 metra nga deti, ofrohet për shitje një apartament 3+1+2 me organizim funksional, ambiente të bollshme dhe pamje të bukur nga deti. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 116.59 m² dhe organizohet në një koridor shpërndarës, i cili lidh të gjitha ambientet e banimit. Zona e ditës përbëhet nga një dhomë ndenjeje e madhe së bashku me kuzhinën, duke krijuar një ambient komod dhe të ndriçuar natyralisht. Pjesa e natës përfshin 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone, ku njëri prej tyre ofron pamje relaksuese nga deti. Apartamenti ka orientim veri–perëndim, çka siguron ajrosje dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Prona ndodhet në katin e 5-të të një pallati 6-katësh, ku kati i gjashtë është papafingo. Pallati është pa ashensor. Apartamenti shitet i mobiluar. Gjithashtu disponohet edhe garazh, i cili mund të blihet së bashku me apartamentin ose veçmas, sipas preferencës së blerësit.

Karakteristika

washing_machineparkingbalconyalarm

Çmimi i kërkuar

150.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.