Apartament 3+1 · Residenca Dyrrakium, Durrës

Titulli origjinal: “Shitet apartament 3+1+3 me pamje deti residenca dyrrakium, durres”

3

Dhoma gjumi

3

Banjo

149 m²

Sipërfaqe

3.121 €

për m²

Përshkrimi

Ofrohet për shitje një apartament i gjerë dhe cilësor, i pozicionuar në një nga godinat tashmë të përfunduara të kompleksit të ri turistik, i cili përbëhet nga 18 godina moderne me infrastrukturë të zhvilluar dhe hapësira rekreative të standardit të lartë. Kompleksi ofron ambiente banimi, struktura shërbimi, hapësira për fëmijë, gjelbërim të bollshëm, restaurante si edhe një hotel me 5 yje. Parkimi nëntokësor është i aksesueshëm direkt nga godina dhe garanton siguri dhe komoditet për banorët. 📍 Karakteristikat e Apartamentit ✔️ Tipologjia: 3+1+3 (3 dhoma gjumi + sallon me kuzhinë + 2 tualete + lavanderi) ✔️ Sipërfaqe e brendshme: 138.35 m² ✔️ Sipërfaqe totale: 149.40 m² ✔️ Common area: 11.04 m² 📍 Organizimi i brendshëm Dhoma kryesore e gjumit me ballkon privat dhe tualet të dedikuar. Dhoma e dytë dhe e tretë e gjumit me pamje frontale nga deti. Sallon i bollshëm i bashkuar me kuzhinën, me dalje në ballkon dhe dritare panoramike me pamje direkte nga deti. Dhoma e lavanderisë e veçuar. Tualet i dytë për mysafirë. Gardërobë pranë hyrjes, në anën e majtë. Zona e ndenjjes ndodhet në anën e djathtë të hyrjes. 📍 Përparësitë kryesore ✔️ Pamje panoramike frontale nga deti Adriatik. ✔️ Planimetri funksionale dhe hapësira të mëdha të ndriçuara natyralisht. ✔️ Kompleks modern me gjelbërim dhe infrastrukturë të zhvilluar. ✔️ Akses i shpejtë në shërbime, restaurante dhe hotelin 5★ brenda kompleksit. ✔️ Parkim nëntokësor i dedikuar për banorët. Ky apartament është një zgjedhje ideale për banim familjar ose si investim, falë pozicionit, cilësisë së ndërtimit dhe kërkesës së lartë për prona me pamje nga deti në zonën e Durrësit. Per nje vizite ne prone me shume informacione na kontaktoni!

Karakteristika

balconygardenparkingcentral_heatinginternet

Çmimi i kërkuar

465.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.