Apartament 2+1 · Kalaja, Vlorë

Titulli origjinal: “Shitet apartament ne vlore 2+1+1 + 3 poste parkimi me pamje nga ishulli i sazanit”

2

Dhoma gjumi

1

Banjo

150 m²

Sipërfaqe

Përshkrimi

Shitet apartament premium i investuar në çdo detaj, i pozicionuar në një nga zonat më ekskluzive dhe elitare të Vlorës, pranë Kalasë. Kjo pronë ofron një nivel maksimal privatësie, qetësie dhe cilësie ndërtimi, me mundësi blerjeje i mobiluar ose i pa mobiluar. Apartamenti organizohet ne 2+1+1 (dy dhoma gjumi, dhomë ndenje, tualet) + kuzhinë më vete dhe 3 poste parkimi në katin -1. Hapësira e posteve është e bollshme dhe njëri prej posteve mund të shërbejë lehtësisht edhe për mbajtjen e një mjeti lundrues (skaf, jet-ski, etj). Apartamenti gëzon një super pamje të mrekullueshme dhe të hapur nga deti dhe Ishulli i Sazanit. Pozicionimi perfekt ju lejon të shijoni perëndimet madhështore të Vlorës direkt nga ballkoni dhe dritaret tuaja. Izolim Absolut: I pajisur me dritare triplex të cilat eliminojnë çdo zhurmë të mundshme të jashtme, të kombinuara me termoizolim të plotë për efikasitet maksimal energjetik. Dyer të brendshme druri masiv dhe parket druri natyral që i shton ngrohtësi dhe vlerë apartamentit. Klimatizimi: Sistem qendror i integruar ngrohje-ftohje (Chiller) për një temperaturë ideale në çdo stinë. Çmimi i ofruar eshte per apartamentin e mobiluar: Për blerësit që kërkojnë një pronë unike "Turn-Key" (gati për banim), apartamenti mund të shitet i kompletuar siç shihet në foto. Ky çmim përfshin të gjithë mobilamin me stil klasik aristokrat, ndriçues ekskluzivë dhe detaje të kuruara me vlerë të lartë koleksionimi. Apartamenti shitet edhe i pa mobiluar me një vlerë më të ulët: Përfshin strukturën e apartamentit me të gjitha investimet e lartpërmendura së bashku me 3 postet e parkimit të mbyllura me qepen me porta automatike dhe me kamera në katin -1.

Karakteristika

elevatorparkingbalconycentral_heating

Çmimi i kërkuar

0 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.