Vilë · Shkozet, Durrës

Titulli origjinal: “Vile 2-kate+papafingo rrashbull koder durres 530m²”

4

Dhoma gjumi

3

Banjo

300 m²

Sipërfaqe

900 €

për m²

Përshkrimi

Në një nga zonat më të qeta dhe të kërkuara të Durrësit, në kodrën mbi Gjykatën e Apelit (drejt ish Mullirit të Bullgarit), ofrohet për shitje një vilë me ndërtim cilësor dhe akses direkt në rrugë të asfaltuar. Detajet e pronës: Sipërfaqe toke 530 m², sipërfaqe trualli 312.55 m², sipërfaqe ndërtese 103.95 m² për kat. Vila është e organizuar në 3 nivele. Kati 0: garazh, sallon, 1 dhomë gjumi dhe 1 tualet. Kati 1: 2 dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, 1 tualet, verandë në pjesën ballore dhe ballkone në çdo dhomë. Papafingo: sallon, 1 dhomë, 1 tualet dhe 1 depo. Shkallët e brendshme janë parashikuar, ende të pa vendosura, me mundësi realizimi në hekur dhe dru sipas preferencës. Ndërtimi ka sistem kapot për izolim termik, instalim për ngrohje me gaz, infrastrukturë moderne për kondicionerë në të gjitha ambientet dhe tavane të varura në katin e parë. Parcela është e rrethuar me brez betoni. Prona shitet në fazë përfundimtare ndërtimi; mungojnë vetëm dyert, dritaret dhe shtresat përfundimtare.

Karakteristika

parkingbalcony

Çmimi i kërkuar

270.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.