Vilë · Gjiri i Lalëzit, Durrës

Titulli origjinal: “Vilë 3 kate ekskluzive për shitje në gjirin e lalëzit – privatësi, komoditet dhe cilësi jete”

5

Dhoma gjumi

4

Banjo

107 m²

Sipërfaqe

4.019 €

për m²

Përshkrimi

🌿 VILË EKSKLUZIVE PËR SHITJE NË GJIRIN E LALËZIT – PRIVATËSI, KOMODITET DHE CILËSI JETE! Ka prona që blihen për investim, dhe ka prona që zgjidhen për të krijuar kujtime. Kjo vilë është pikërisht një prej tyre. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Gjirit të Lalëzit, kjo vilë moderne me 350 m² truall ofron kombinimin perfekt mes luksit, qetësisë dhe natyrës. Me oborr të gjelbëruar rreth e përqark, pamje të hapur dhe privatësi të plotë, është një oaz i vërtetë larg zhurmës së qytetit. Karakteristikat kryesore: 🏡 Vilë moderne me 3 kate 🌳 350 m² truall me oborr privat dhe gjelbërim përreth Njolla e ndertimit ka siperfaqje 107 m2; 🛋️ Shitet totalisht e mobiluar, gati për banim 📜 Pajisur me Certifikatë Pronësie 🚗 Akses shumë i mirë rrugor! 🌿 Zonë premium me qetësi, ajër të pastër dhe privatësi maksimale Falë organizimit inteligjent të ambienteve, kjo pronë është ideale si për një familje të madhe, ashtu edhe për 3 familje, duke ofruar hapësira të bollshme dhe funksionale për secilën. Nëse ëndërroni të jetoni mes natyrës, me komoditet modern dhe vetëm pak minuta larg bregdetit, kjo vilë është zgjedhja ideale. Po ashtu, falë lokacionit të saj premium, përfaqëson edhe një investim me potencial të lartë për qira sezonale ose afatgjatë.

Karakteristika

garden

Çmimi i kërkuar

430.000 €

Shiko nĂ« Homezone.al → Kontakto shitĂ«sin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.