Durrës · Golem
Apartament 1+1 · Golem, Durrës
70.000 €

Titulli origjinal: “Vilë e bashkangjitur luksoze - Blloku Qeveritar , Plazh Durres”
Blloku Qeveritar, Durrës
4
Dhoma gjumi
4
Banjo
220 m²
Sipërfaqe
3.636 €
për m²
Vilë Luksoze në Vijën e Parë të Bregdetit – Blloku Qeveritar, Plazh Durrës. Në një nga zonat më ekskluzive dhe të sigurta të bregdetit shqiptar, në vijën e parë të ndërtimeve në Bllokun Qeveritar, ofrohet për shitje kjo vilë bashkëngjitur me standarde të larta ndërtimi dhe mobilim luksoz bashkëkohor. Prona gëzon një pozicion unik me pamje të hapur nga deti dhe pishat karakteristike të zonës, duke ofruar privatësi, qetësi dhe siguri maksimale. Aksesimi kontrollohet në një nga zonat më të privilegjuara të Plazhit të Durrësit, pranë rezidencave shtetërore dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të strukturave të sigurisë. Vila është e organizuar në 3 kate dhe disponon një oborr privat të sistemuar, ideal për relaksim dhe aktivitete familjare. Kati 0: Ambient i bollshëm ndenjeje, kuzhinë moderne dhe 1 tualet. Kati 1: 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete. Kati 2: 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe një verandë spektakolare prej 50 m² me pamje nga deti dhe pishat. Prona disponon 127 m² sipërfaqe në certifikatë pronësie, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit arrin në rreth 170 m², të cilave u shtohet veranda prej 50 m², duke e çuar sipërfaqen totale funksionale në rreth 220 m². Mobilimi është realizuar me materiale dhe pajisje të standardeve më të larta, me një stil elegant dhe modern që plotëson çdo kërkesë për komoditet dhe luks. Karakteristikat kryesore: Vijë e parë me detin, Zonë elitare dhe siguri maksimale, Pamje nga deti dhe pishat, 4 dhoma gjumi, 4 tualete, Verandë panoramike 50 m², Oborr privat, Mobilim luksoz i investuar në detaje, Mundësi ideale për rezidencë familjare ose investim premium. Një pronë e rrallë në treg, që kombinon luksin, privatësinë dhe një nga lokacionet më të kërkuara në bregdetin e Durrësit.
Çmimi i kërkuar
800.000 €
Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësinListimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.
Durrës · Golem
70.000 €
Durrës · VM Resort and Aquapark
310.000 €
Durrës
138.432 €
Durrës
160.000 €