Vilë · Ujë i Ftohtë, Vlorë

Titulli origjinal: “Vilë fantastike me pamje nga deti në shitje, Vlorë”

Hotel Jacht, Vlorë

3

Dhoma gjumi

2

Banjo

342 m²

Sipërfaqe

2.281 €

për m²

Përshkrimi

Shitet vilë 3-katëshe me pamje nga deti në Ujë të Ftohtë. Ofrohet për shitje kjo vilë fantastike 3-katëshe, me pamje mahnitëse nga deti dhe e vendosur në një zonë elitare në Ujë të Ftohtë. Vila është në fazën e fundit të ndërtimit dhe është pjesë e një projekti ekskluziv vilash dhe palazzine, të rrethuara me gjelbërim. Karakteristikat e pronës: sipërfaqe totale 341.50 m², sipërfaqe banimi 284.4 m² dhe sipërfaqe verande 57.1 m². Kati -1 ka sipërfaqe 125.2 m² dhe përfshin ambient për palestër, kantinë, tualet dhe garazh për dy makina. Kati 0 ka sipërfaqe banimi 80.4 m², sipërfaqe verande 40.4 m², 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe verandë të aksesueshme nga 2 dhoma gjumi. Kati 1 ka sipërfaqe banimi 76.8 m², sipërfaqe verande 16.7 m², me sallon të madh, ambient gatimi dhe ngrënie të veçuar, si dhe ambient ndejtjeje me ballkon dhe verandë. Vila ndodhet në një zonë të qetë dhe elitare, me pamje nga deti dhe ajër të freskët bregdetar. Vila C1. Për më tepër informacion ose vizitë në pronë, ju mirëpresim.

Karakteristika

balconyparking

Çmimi i kërkuar

780.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.