
Vile moderne me 3 kate Për Shitje ne Sukth Te Ri Durrës
Sukth te Ri, Durrës
8
Dhoma gjumi
3
Banjo
585 m²
Sipërfaqe
Përshkrimi
Vile moderne me 3 kate dhe mundësi përdorimi komercial dhe rezidenciale E pozicionuar në një lokacion të privilegjuar pranë rrugës kryesore, kjo vilë ofron mundësi të shumta përdorimi dhe është ideale për ata që kërkojnë një hapësirë të bollshme dhe funksionale. Me një sipërfaqe totale prej 585 m² dhe toke 191 m², vila mund të shfrytëzohet si për qëllime biznesi, ashtu edhe për qëllime banimi. Përbërja është si më poshtë: Kati 0 (143 m²): Ky kat është ideal për t'u përdorur si njësi biznesi falë pozicionimit të tij pranë rrugës kryesore, por gjithashtu mund të shërbejë si garazh për parkim. Ka dy hyrje të veçanta: një nga rruga kryesore për hapësirën e biznesit dhe një tjetër hyrje nga rruga anësore për hyrje private në banesë. Kati 1 dhe 2 (219 m² secili): Çdo kat është me një planimetrinë identike dhe përfshin: - Sallon ndenje i bollshëm dhe i ndriçuar - Kuzhinë e veçuar - Tualet - 4 dhoma gjumi - Verandë e madhe me pamje të lirë Në total, vila përmban 8 dhoma, 2 sallone, 2 kuzhina dhe 2 veranda të mëdha. Karakteristikat e vilës: Privatë dhe e përshtatshme për dy funksione: Dy hyrje të ndara, një për biznes dhe një për banesë, duke ofruar fleksibilitet dhe privatësi të plotë. Instalime moderne: Tubacione për sistemin chiller, dyer dhe dritare të cilësisë së lartë me izolim termik dhe akustik, grila persiane plastike, etj. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë, na kontaktoni!
Karakteristika
Kategoria
vila
Kontratë: Shitje
Prona të Ngjashme
Durrës · Vila Max
Shitet Apartament 2+1 me Pamje të Mrekullueshme nga Deti – Iliria, pranë Vila Max*, Durres !
155.000 €
Homezone.al
Durrës · Golem
SHITET APARTAMENT 1+1 TEK LIBURNA RESIDENCE, NE GOLEM !
118.776 €
Homezone.al