
Vilë - Për Shitje - San Pietro, Durrës
San Pietro Residence, Durrës
4
Bedrooms
3
Bathrooms
413 m²
Area
Description
Shitet vilë individuale me pishinë në San Pietro Residence, një nga rezidencat më ekskluzive dhe të kërkuara në zonë. Vila ofron privatësi, komoditet dhe hapësira të organizuara në mënyrë funksionale, ideale për banim apo investim. Kati përdhe ka një sipërfaqe prej 110.9 m2 dhe organizohet në sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, me dalje direkte në oborr, një dhomë gjumi, një tualet, lavanderi dhe një depo të vogël. Kati i parë ka një sipërfaqe prej 119.3 m2 dhe organizohet në dhomën matrimoniale me pamje të plotë nga oborri dhe pishina, e pajisur me tualet privat, një dhomë gjumi, një dhomë gjumi me dalje në verandë, një tualet dite dhe një depo. Vila ndodhet në një parcele me sipërfaqe totale 669 m2, ku oborri është konceptuar për relaks dhe jetesë komode. Në ambientin e jashtëm ndodhet pishina private, gazebo ideale për momente me familjen dhe miqtë, si dhe verandë. Prona disponon gjithashtu hapësirë parkimi brenda territorit të saj. Kjo vilë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë qetësi, privatësi dhe standard të lartë jetese pranë bregdetit. Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Features
Similar Properties
Durrës · Vila Max
Shitet Apartament 2+1 me Pamje të Mrekullueshme nga Deti – Iliria, pranë Vila Max*, Durres !
155.000 €
Homezone.al
Durrës · Golem
SHITET APARTAMENT 1+1 TEK LIBURNA RESIDENCE, NE GOLEM !
118.776 €
Homezone.al