1+1 apartment · Radhimë, Vlorë

Original listing: “Apartament 1+1 në shitje – Vijë e parë me detin | Radhimë”

1

Bedrooms

1

Bathrooms

66 m²

Area

€2,652

per m²

Description

Ofrohet për shitje një apartament elegant 1+1, i pozicionuar në një nga komplekset rezidenciale më të qeta dhe të mirëadministruara të Radhimës, me dalje direkte në plazhin e kristaltë me gurë të zonës. Prona ka një sipërfaqe prej 56.7 m² neto dhe 66 m² bruto, ndodhet në katin e parë nga toka dhe gëzon orientim perëndimor, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites dhe një pamje relaksuese nga deti. Apartamenti është organizuar në mënyrë funksionale me korridor shpërndarës, ambient ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, një dhomë gjumi komode, tualet dhe verandë të aksesueshme si nga salloni ashtu edhe nga dhoma e gjumit. Prona është projektuar nga arkitekt dhe është mobiluar me standarde cilësore gjatë pranverës së vitit 2025, duke krijuar një ambient modern, praktik dhe mikpritës. Kompleksi rezidencial është i përbërë nga godina 4-katëshe, të integruara harmonikisht në natyrë, me oborre private, ambiente të gjelbëruara dhe një zonë të rrethuar me pemë agrumesh dhe ullinjsh, duke garantuar privatësi dhe qetësi maksimale gjatë gjithë vitit. Rezidenca funksionon me koncept miks rezidencial dhe hotelerie, duke ofruar mirëmbajtje profesionale dhe komoditet të lartë për banorët. Tarifa e mirëmbajtjes prej 800 €/vit përfshin: Parkim të dedikuar, Përdorimin e pishinës së kompleksit, Një çadër plazhi me dy shezllone gjatë sezonit turistik, Mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta. Falë pozicionimit unik buzë detit, atmosferës së qetë dhe potencialit të lartë për qira turistike, kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale si rezidencë pushimi, banim gjatë gjithë vitit ose investim afatgjatë në një nga zonat më të kërkuara të Rivierës Shqiptare.

Features

parking

Asking price

€175,000

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.