Vlorë · Uji i Ftohtë
2+1 apartment · Uji i Ftohtë, Vlorë
€170,000

Original listing: “Apartament Super Luksoz 2+2+1 me Verandë Panoramike – Një Mundësi Unike Jetese ne hyrje te Lungomares”
2
Bedrooms
2
Bathrooms
120 m²
Area
€2,583
per m²
Ofrohet per shitje një nga apartamentet më ekskluzive dhe elegante në treg! I sapopërfunduar dhe i mobiluar me një stil bashkëkohor të nivelit më të lartë, ky apartament ofron kombinimin perfekt mes luksit, komoditetit dhe funksionalitetit. Me një sipërfaqe prej 120 m², prona është projektuar me kujdes për të krijuar ambiente të bollshme, të ndriçuara natyrshëm dhe të organizuara në mënyrë perfekte. Zemra e apartamentit është salloni i madh i integruar me kuzhinën moderne, i konceptuar sipas standardeve më të reja të dizajnit dhe teknologjisë. Apartamenti disponon dy dhoma gjumi elegante, të mobiluara me shije dhe cilësi premium. Dhoma matrimoniale gëzon dalje direkte në ballkon privat. Një nga pikat më të forta të kësaj prone është veranda fantastike panoramike, e orientuar nga jug-perëndimi, me pamje të qytetit dhe pamje të pjesshme nga deti. Prona përfshin gjithashtu: 2 tualete moderne me hidrosanitare të gjeneratës së fundit, ndriçim LED në të gjitha ambientet, mobilim luksoz dhe bashkëkohor, materiale dhe përfundime premium, hapësira të bollshme dhe organizim inteligjent, orientim ideal jug-perëndim për ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Vendndodhja strategjike në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm urban, afërsia me shërbimet kryesore, si dhe potenciali i lartë për rritje të vlerës së pronës, e bëjnë këtë apartament një zgjedhje të rrallë në treg. Për më shumë informacion ju lutem na kontaktoni.
Asking price
€310,000
View on Homezone.al → Contact the sellerListings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.
Vlorë · Uji i Ftohtë
€170,000
Vlorë
€149,500
Vlorë · Rezidenca Liburna
€149,000
Vlorë · Lungomare
€230,000