Himarë
Apartment · Dhërmi, Himarë
€2,700

Original listing: “Himare shitet super apartament 1+1 pamje deti , 30 m larg tij”
1
Bedrooms
1
Bathrooms
58 m²
Area
€3,879
per m²
Shitet apartament 1+1 në Potam, Himarë, vetëm 30 metra nga deti, në një nga zonat më ekskluzive dhe më të kërkuara të rivierës shqiptare. Apartamenti ka 50.9 m² sipërfaqe neto dhe 58.3 m² sipërfaqe bruto, ndodhet në katin e 5-të me ashensor dhe ofron pamje të mrekullueshme nga deti. Prona është e investuar, shitet e mobiluar dhe është gati për banim ose investim. Organizimi: • Sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit • 1 dhomë gjumi • Tualet me paratualet • Ballkon me pamje nga deti Karakteristikat kryesore: • Vetëm 30 metra nga deti • Kati i 5-të me ashensor • Dysheme PVC me sistem ngrohjeje • Kondicioner inverter • Lavatriçe dhe tharëse rrobash • I investuar dhe gati për banim Apartamenti ndodhet në një zonë shumë të qetë, një nga më të preferuarat në Potam, duke ofruar kombinimin ideal të qetësisë, afërsisë me plazhin dhe pamjes panoramike nga deti. Prona të tilla dalin shumë rrallë në treg, duke e bërë këtë një mundësi të shkëlqyer si për banim, ashtu edhe për investim me potencial të lartë për qira sezonale.
Asking price
€225,000
View on Homezone.al → Contact the sellerListings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.