Penthouse · Kazazit, Durrës

Original listing: “Papafingo premium për shitje – durrës, pranë kazazit”

Rruga Mujo Ulqinaku, Durrës

4

Bedrooms

2

Bathrooms

350 m²

Area

€1,000

per m²

Description

Një mundësi e rrallë për të jetuar në një nga zonat më të kërkuara të Durrësit. Kjo papafingo e jashtëzakonshme, e pozicionuar në katin e 8-të dhe të fundit, ofron një kombinim perfekt mes hapësirës, elegancës, privatësisë dhe pamjeve panoramike. Me një sipërfaqe totale prej 350 m², kjo rezidencë përfaqëson një standard të lartë jetese, duke ndërthurur komoditetin e një apartamenti modern me hapësirën dhe ndjesinë e një vile urbane. DETAJET E PRONËS Sipërfaqe totale: 350 m². Sipërfaqe e brendshme: 157.7 m². 4 dhoma gjumi të projektuara për komoditet maksimal. Dhomë matrimoniale me tualet privat dhe garderobë të integruar. Dhomë ndenjeje e bollshme dhe e ndriçuar, e konceptuar në open space me kuzhinën moderne. Kuzhinë funksionale dhe e pajisur me elektroshtëpiake. 2 tualete. Dhomë teknike. Ballkon me dalje nga secila dhomë gjumi. Verandë e madhe private, e sistemuar me gjelbërim dhe ambiente të dedikuara për relaks dhe argëtim. Veranda e gjerë ka hapësirë të dedikuar për barbekiu, oxhak, ambient të sistemuar me gjelbërim, tavolinë për qëndrime familjare dhe sociale, si dhe ndriçim të jashtëm. Pozicionimi në katin e fundit ofron pamje panoramike 180° nga qyteti i Durrësit. Ashensori me çip dhe aksesi totalisht privat deri në katin e apartamentit, me derë sigurie vetëm për këtë rezidencë, ofrojnë privatësi dhe siguri të shtuar. Prona është e pajisur me sistem chiller për ngrohje dhe ftohje, si dhe kamera sigurie. E pozicionuar pranë Kazazit, në një zonë rezidenciale të qetë dhe të sistemuar, kjo papafingo ndodhet rreth 6 minuta nga qendra e Durrësit. Mobilim modern, totalisht e mobiluar dhe gati për banim. Dokumentacion i rregullt dhe certifikatë pronësie.

Features

balconywashing_machinemicrowaveinternetalarmkitchen-area

Asking price

€350,000

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.