Penthouse - Për Shitje - Rruga Gjergj Kastrioti, Vlorë

Rruga Gjergj Kastrioti, Vlorë

4

Bedrooms

3

Bathrooms

567 m²

Area

Description

PENTHOUSE EKSKLUZIV NË SHITJE NJË PRONË UNIKE NË ZEMËR TË ZHVILLIMIT URBAN Ofrohet për shitje një penthouse fantastik dhe vërtet unik, i pozicionuar në të gjithë katin e fundit të një pallati të ri në Rrugën Transballkanike, pranë Porcelanosa, në një zonë shumë të zhvilluar dhe me akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet kryesore. Kjo pronë dallon për hapësirat gjigante, organizimin inteligjent dhe pamjen panoramike mbresëlënëse, e cila përfshin qytetin, detin, ishullin e Sazanit dhe perëndimet magjike të diellit një luks i rrallë për tu gjetur. SIPËRFAQE & POTENCIAL MAKSIMAL Penthouse ka një sipërfaqe totale prej 567 m², e ndarë si më poshtë: * 205 m² sipërfaqe e brendshme, e organizuar aktualisht në 2 apartamente * 342 m² sipërfaqe verande, ku secili apartament disponon nga 171 m² verandë private Falë dokumentacionit të rregullt hipotekor, si apartament ashtu edhe veranda janë të regjistruara në kartelë, çka e bën këtë pronë jashtëzakonisht të vlefshme edhe si investim. Ekziston mundësia reale për ndarje në 4 apartamente apo edhe më shumë, sipas nevojës dhe vizionit të blerësit. ORIENTIM & ORGANIZIM FUNKSIONAL Apartamenti i orientuar nga Perëndimi: * 2 dhoma gjumi komode * Sallon i bollshëm së bashku me ambientin e kuzhinës * 1 tualet me dritare * Verandë e madhe me pamje të hapur dhe ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites Apartamenti i orientuar nga Lindja: * Sallon i gjerë me ambient kuzhine të veçuar * 2 dhoma gjumi * 2 tualete me dritare * Verandë panoramike ideale për relaks, gjelbërim apo ambient rekreativ Të dy apartamentet janë të ndriçuara natyralisht, me ajrosje perfekte dhe ofrojnë privatësi të plotë. PAMJE PANORAMIKE & POZICION STRATEGJIK Pozicionimi anës rrugës kryesore Transballkanike garanton akses të shpejtë, vizibilitet të lartë, afërsi me qendra tregtare, shërbime, institucione dhe dalje të shpejtë drejt Lungomares. ÇMIM SHUMË KONKURRUES * Më pak se 1,300 €/m² për sipërfaqen neto të apartamenteve * Vetëm 650 €/m² për sipërfaqen e verandës IDEALE PËR: Banesë luksoze familjare, ndarje në disa apartamente për shitje ose qira, investim strategjik, projekt rezidencial ose turistik urban. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, më kontaktoni.

Features

balcony

Similar Properties