Apartment · Rruga Mitat Hoxha, Sarandë

Original listing: “Sarande, dupleks per shitje ne vijen e pare”

3

Bedrooms

2

Bathrooms

228 m²

Area

€1,447

per m²

Description

Në një nga zonat më të preferuara të Sarandës, në Rrugën Mitat Hoxha, ofrohet për shitje ky dupleks i veçantë me sipërfaqe totale 228 m², i pozicionuar në katet e 6-ta dhe të 7-ta të një ndërtimi cilësor me ashensor. Prona është e organizuar në mënyrë funksionale me 3 dhoma gjumi, 2 sallone, 2 tualete, 1 depo dhe ballkone të bollshme që zënë rreth 48 m² të sipërfaqes totale. Nga ballkoni i sipërm shijohet një pamje e bukur e detit, qytetit të Sarandës dhe ishullit të Korfuzit. Apartamenti shitet i mobiluar plotësisht me mobilim cilësor druri lisi dhe është i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, duke përfshirë kuzhinë të kompletuar, lavastovilje, mikrovalë, frigorifer, furrë, lavatriçe dhe sistem kondicionimi. Pozicioni i pronës është një nga pikat e saj më të forta: Vetëm 2 minuta në këmbë nga plazhi, 5 minuta nga porti i Sarandës, 10 minuta nga qendra e qytetit. Supermarket në katin përdhe të godinës. Restorante, bare dhe shërbime të ndryshme në afërsi të menjëhershme. Një pronë ideale si rezidencë familjare, shtëpi pushimi apo investim për qira turistike, falë hapësirave të mëdha, vendndodhjes strategjike dhe pamjeve të mrekullueshme që ofron. Per nje vizite ne prone me kontaktoni!

Features

balconydishwashermicrowavewashing_machinekitchen-area

Asking price

€330,000

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.