2+1 apartment · Golem, Kavajë

Original listing: “Shitet apartament 2+1 me pamje nga deti ne Golem”

2

Bedrooms

1

Bathrooms

69 m²

Area

€2,609

per m²

Description

I vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Golemit, ky apartament 2+1 ndodhet në një rezidencë të re, ndërtim i vitit 2026, e konceptuar sipas standardeve bashkëkohore të ndërtimit, me cilësi të lartë, organizim funksional dhe ambiente të mirëadministruara. Pozicioni i tij në katin e 5-të ofron një pamje të lirë dhe relaksuese nga deti, ndërsa afërsia me bregdetin, shëtitoren, restorantet dhe çdo shërbim të nevojshëm e bën një zgjedhje ideale si për banim gjatë gjithë vitit, ashtu edhe për investim. Ajo që e veçon këtë pronë është investimi i realizuar në brendësi. Apartamenti është projektuar nga arkitekt, ku çdo hapësirë është menduar me funksionalitet dhe estetikë. Materialet e përdorura, mobilimi dhe detajet e përzgjedhura me kujdo krijojnë një ambient modern, elegant dhe të gatshëm për t'u banuar, pa pasur nevojë për asnjë investim shtesë. Ky nuk është thjesht një apartament, por një pronë e kuruar me përkushtim, ku çdo detail është menduar për të ofruar rehati, estetikë dhe vlerë afatgjatë.

Asking price

€180,000

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.